13 kura për të trajtuar të djegurat në shtëpi

Të djegurat janë mëse të zakonshme në jetën e secilit prej nesh. Një udhëtim i vogël në kuzhinë për një vakt të shpejtë shpesh mund të rezultojnë në të djegura. Kjo situatë është mëse e zakonshme, dhe shumë prej nesh janë përballur të paktën njëherë në jetë. Fëmijët kanë rrezik më të lartë që të vuajnë nga të djegurat. Megjithëse disa prej tyre janë të padëmshme, disa të tjera mund të shkaktojnë shenja të përhershme dhe kërkojnë trajtim të menjëhershëm.

Në këtë artikull, më poshtë do të gjeni disa kura natyrale që ju ndihmojnë për të trajtuar të djegurat.

Copyright anilakalleshi.com / Ndalohet kopjimi dhe riprodhimi i paautorizuar i materialit

-Llojet e djegieve:
Në varësi të shkallës se sa e rëndë dhe dëmtimit, djegiet kryesisht klasifikohen në 3 tipe.

1. Djegiet e shkallës së parë
Djegiet që shkaktojnë të paktën një dëmtim në lëkurë quhen djegie të gradës së parë. Këto djegie ndikojnë vetëm në shtresën e jashtme të lëkurës dhe nuk shkaktojnë shenja. Shenjat më të zakonshme të një djegie të shkallës së parë përfshijnë skuqjen, inflamimin, dhe në disa raste rrjepje të lehtë të lëkurës.

2. Djegie të shkallës së dytë
Djegiet e shkallës së dytë shpesh shkojnë në pjesën e brendshme të lëkurës dhe shkaktojnë që lëkura të nxihet. Nëse një shenjë fryhet, i jep të djegurës një pamje të lagësht. Në varësi se sa e rëndë është djegia, kjo lloj e djegies mund të kërkojë më shumë kohë për t’u shëruar.

3. Djegie të shkallës së tretë.
Djegia e shkallës së tretë prek të gjitha shtresat e lëkurës. Ato janë tepër të rënda dhe shpesh shkaktojnë dëmtim të nervave, që prek aftësinë e personave për të ndjerë dhimbje nga të djegurat. Lëkura e prekur nga një djegie e gradës së tretë është ose e bardhë ose kafe e errët. Nëse lihet e patrajtuar, këto djegie kanë potencialin të shkaktojnë shenja të rënda. Këto duhet të ndiqen nga një mjek ekspert dhe jo të vetë-mjekohen.

Djegiet që janë ekstremisht të rënda dhe janë përhapur në kocka dhe tendina quhen djegie të shkallës së katërt. Nëse vuani nga djegiet e shkallës së tretë por dhe ato të shkallës së katërt duhet të konsultoheni menjëherë me doktorin. Këto djegie kanë potencialin dhe të shkaktojnë vdekje, në varësi se sa i rëndë është dëmtimi apo përhapja e tij. Nëse vuani nga djegie minimale/të vogla ndiqni këto trajtime natyrale e të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të rikuperoheni plotësisht nga djegiet.


1. Vajëra esencialë
a) Vaj livandoje
2-3 pika vaj livandoje të paholluar
-pambuk
Çfarë duhet të bëni?
Merrni disa pika vaj të paholluar livandoje dhe përhapeni në zonën e prekur.
Sa shpesh duhet ta bëni?
-Bëjeni tre herë në ditë derisa të shihni rezultate positive.
Pse funksionon kjo?
Vaji i livandos përdoret gjerësisht për shkak të vetive medicionale në sajë të natyrës antiseptike. Presenca e acetatit linalil dhe beta-caryophyllene i jep vajit të livandos veti lehtësuese të dhimbjes dhe anti-inflamatore. Kombinimi i këtyre vetive të vajit të livandos ndihmon në shërimin e të djegurave dhe parandalon shenjat.

b. Vaji i mentes
-2-3 pika vaj menteje
-Pambuk
Cfarë duhet të bëni?


Merri 2-3 pika vaj menteje në një pambuk dhe aplikojeni te zona e djegur.
=Sa shpesh duhet ta bëni?
Të paktën 3 herë në ditë.
A funksionon?
Vaji i mentes është i pasur në mentol, që i jep të djegurës një ndjesi qetësuese. Për shkak të vetive analgjezike dhe anti-inflamatore që vaji i mentes ka, mund të reduktojë dhimbjen dhe ënjtjen që shoqëron të djegurën.

c) Vaji i pemës së cajit
-2-3 pika vaj të pemës së cajit
-Pak pambuk
Cfarë duhet të bëni?
Merrni disa pika të vajit të pemës së cajit në një pambuk dhe aplikojeni në zonën e prekur.
Sa shpesh duhet ta bëni?
Të paktën 2 herë në ditë.
Pse funksionon?
Vaji i pemës së cajit njihet për vetitë e fuqishme antiseptike, anti-inflamatore dhe analgjezike. Këto veti e bëjnë një nga trajtimet më të mira dhe më të shpejta për dhimbjen e djegieve.
Kujdes: Nëse keni lëkurë të ndjeshme, përziejeni vajin e pemës së cajit me vaj kokosi ose ulliri përpara aplikimit.

2. Mustarda e verdhë
Cfarë ju duhet:
-1 lugë gjelle mustardë
-1/2 lugë gjelle uji
Cfarë duhet të bëni?
-Përzieni mustardën e verdhë me ujë për të bërë një pastë.
-Aplikoni pastën në lëkurën e djegur.
=Sa shpesh duhet ta bëni këtë:
Të paktën 3 herë në ditë.
=Pse funksionon?
Farat e mustardës janë një përbërës që mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të përmirësojnë rrjedhjen e gjakut në zonën e prekur.

3. Aloe Vera
Çfarë duhet të bëni:
-1 lugë caji xhel aloe vera
Çfarë duhet të bëni:
-Aplikoni xhelin e aloe verës në zonën e prekur.
Sa shpesh duhet ta bëni këtë:
-Bëjeni këtë 2-3 herë në ditë.
Pse funksionon kjo?
Xheli i aloe verës shëron të djegurat me vetitë anti-inflamatore dhe anti-oksiduese. Eshtë dhe antibacterial që do të thotë që parandalon infeksionin e plagëve, shenjave etj.
Këshillë: Mund të përdorni xhel aloe vera të blerë ose mund ta merrni direkt te bima.

4. Mjalti
=Cfarë ju duhen:
-2 lugë caji mjaltë organik
=Cfarë duhet të bëni?
Merrni pak mjaltë dhe aplikojeni te të djegurat.
=Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
-Përsëriteni të paktën 3 herë në ditë.
=Pse funksionon kjo?
Të qënit një antibiotik natyral, mjalti ka një balancë pheashi natyral që parandalon të djegurat të infektohen. Mjalti ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese që ndihmojnë në shërimin e plagëve më shpejt.

5. Pasta e dhëmbëve
=Cfarë ju duhet?
-Pastë e bardhë me mente.
=Cfarë duhet të bëni?
-Pasi keni shpëlarë plagën me ujë të ftohtë, vendosni pak pastë dhëmbësh në të.
-Lëreni për 10-15 minuta përpara se ta lani.
=Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
-Bëjeni një herë në ditë.
=Pse funksionon?
Pasta ndihmon në reduktimin e dhimbjes dhe qëtëson djegien për shkak të përmbajtjes së mentes.

6. Qese caji
=Cfarë ju duhet?
-2-3 qese të përdorura caji
=Cfarë duhet të bëni?
-Pasi bëni cajin, mbani qeset e përdorura anash.
-Lëreni të qetësohen dhe aplikoni qeset e cajit të nxehta në zonën ku keni djegie.
-Përdorni dicka për të mbajtur qeset e cajit në zonën e prekur për 10-15 minuta.
=Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
-Bëjeni të paktën 2 herë në ditë.
=Pse funksionon?
Caji është i pasur në acide tanike që ndihmojnë në shërimin e zonave të prekura. Pasi qeset e cajit janë të afta të lehtësojnë dhimbjen dhe ndjesinë djegëse.

. Soda e bukës
Cfarë ju duhet:
-1 lugë caji sodë buke
-1/2 ose 1 lugë caji ujë
=Cfarë duhet të bëni:
-Përzieni sodën e bukës dhe ujin për të përftuar një pastë.
-Aplikoni sodën e bukës direkt në zonën e prekur.
-Lëreni për 10-15 minuta dhe lajeni me ujë.
=Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
-Duhet të ndiqni këtë regjim 2-3 herë në ditë.
=Pse funksionon?
Natyra anti-septike e sodës së bukës ndihmon që zona e prekur mos të infektohet. Soda e bukës mund të ndihmojnë në rikthimin e balancës së pheashit natyralë të lëkurës, dhe të reduktojë dhimbjen apo ndjesinë e djegies.

8. Vaji i kokosit
=Cfarë ju duhet?
1-2 lugë caji vaj kokosi
=Cfarë duhet të bëni:
-Aplikoni vaj kokosi direkt në zonën e prekur duke përdorur majat e gishtave.
-Lëreni të absorbohet në lëkurë.
=Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
-Duhet të paktën 3 herë në ditë për një shërim të shpejtë.
=Pse funksionon?
Vaji i kokosit mund të ndihmojë në rigjenerimin e qelizave të lëkurës si dhe të depërtojë në të. Ka veti anti-inflamatore dhe anti-oksiduese që ndihmojnë në qetësimin e të djegurave madje parandalojnë dhe shenjat e lëkurës së djegur.

9. Vaji i vitaminës E
=Cfarë ju duhet?
-1 lugë caji vaj vitamine E
=Cfarë duhet të bëni?
-Nxirrni ekstraktin e vajit të vitaminës E nga kapsulat dhe aplikojeni në zonën e djegur.
-Lëreni derisa të absorbohet plotësisht nga lëkura.
=Sa shpesh duhet ta bëni?
Duhet ta bëni 3-4 herë në ditë.
=Pse funksionon?
Vitamina E njihet gjerësisht për benefitet e mëdha që sjell në lëkurë. Vetitë antioksiduese ndihmojnë në mposhtjen e inflamacionit dhe aftësitë rigjeneruese mund të ndihmojnë që lëkura të shërohet nga e djegura më shpejt.

 Qumështi
=Cfarë ju duhet?
-1/4 e kupës qumësht të ftohtë
-topa pambuku
=Cfarë duhet të bëni?
-Zhysni topat e pambukut në qumështin e ftohtë dhe aplikojeni në zonën e prekur.
-Lëreni për rreth 10-15 minuta përpara se ta lani me ujë.
=Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
-Duhet ta përsërisni cdo disa orë derisa dhimbja dhe ndjesia e djegies të reduktohet.
=Pse funksionon?
Qumështi ka përmbajtje të lartë zinku dhe disa proteina që mund të ndihmojnë në qetësimin dhe shërimin e plagëve më shpejt.
11. Uthulla
=Do ju duhen:
-2 lugë caji uthull të ftohtë
-2 lugë caji ujë
-Pambuk
=Cfarë duhet të bëni:
-Holloni pak uthullën me ujë.
-Zhysni një top të vogël pambuku në të dhe aplikojeni në lëkurën e djegur.
-Lëreni derisa uthulla të bëjë efektin e saj.
=Sa shpesh duhet ta bëni?
2-3 herë në ditë.
=Pse funksionon?
Uthulla është një astringjent dhe antiseptik natyral që kryesisht kompozohet nga acidi acetik. Acidi acetik njihet për vetitë anti-inflamatore dhe lehtësuese të dhimbjes. Këto veti të uthullës mund të jenë beneficiale për trajtimin dhe shërimin e të djegurave të vogla.

12. Tërshëra
=Do ju duhen:
-1 lugë gjelle tërshërë
-1 tas me ujë
=Cfarë duhet të bëni?
-Lëreni tërshërën në ujë për pak kohë.
-Pas disa minutave, mund ta aplikoni në zonën e prekur për rreth 10-15 minuta.
=Sa shpesh duhet ta bëni këtë?
-Të paktën 2 herë në ditë.
=Pse funksionon kjo?
Tërshëra është e pasur me shumë antioksidantë si vitamina E, acidi phytic dhe avenanthramide-t. Përpos këtyre kjo e fundit mund të reduktojë inflamacionin. Në sajë të efektit të kombinuar të këtyre antioksidantëve, tërshëra mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjes dhe të shërojë të djegurat më shpejt.

13. Kripa
-1 lugë caji kripë
-Ujë
=Cfarë duhet të bëni:
-Shtoni disa pika ujë në kripë për të bërë një pastë të njëtrajtshme.
-Aplikoni këtë pastë në zonën e djegur dhe lëreni të thahet.
=Sa shpesh duhet ta bëni këtë:
-Disa herë në ditë.
=Pse funksionon kjo:
Kripa ka një natyrë shëruese dhe anti-mikrobiale që parandalon shenjat dhe ndihmon plagët të shërohen më shpejt.
=Duhet të mbani mend që gjithmonë duhet ta lani plagën me ujë të ftohtë përpara se të provoni këto trajtime, pasi në këtë mënyrë do të parandaloni që e djegura të përhapet. Ju mund t’i përdorni këto trajtime për djegie minimale, por në rastet e rënda duhet të vizitoni menjëherë një doktor. Këto trajtime me siguri që do të ndihmojnë që plagët tuaja të shërohen më shpejt. Qëndroni të sigurtë dhe të shëndetshëm.