Sëmundja e pankreasit është një nga sëmundjet më të vështira për t’u kuruar, shkak vendosja e thellë

Pankreasi është një gjëndër mjaft e rëndësishme e organizmit të njeriut, e cila prodhon insulinën dhe glukagonin, dy enzima të rëndësishme që ruajnë nivelet e duhura të sheqeri në gjak.
Por, pankreasi prodhon edhe mjaft enzima që janë shumë të rëndësishme për procesin e tretjes (në mënyrë të veçantë tripsina).
Pankreatiti mund të jetë akut duke filluar papritmas dhe zgjat disa ditë, por mund të jetë edhe kronik dhe zgjat në vite.
SHENJAT E SËMUNDJES
Shenjat klinike më të shpeshta janë diskomforti (parehatia) në rajonin e stomakut, dhimbja apo ndjesia e djegies në anën e majtë, e cila përhapet nga prapa në shpinë, të përziera dhe të vjella, të cilat përkeqësohen gjatë ngrënies së ushqimit.
Presioni i gjakut mund të rritet ose edhe të ulet, kemi rrahje të shpeshta të zemrës (takikardi) dhe shpeshtim të ritmit të frymëmarrjes (takipne).
Barku zakonisht është i tendosur dhe i dhimbshëm në prekje, pacientët zakonisht kanë edhe rënie në peshë (nga çrregullimi i enzimave të pankreasit që marrin pjesë në procesin e tretjes).
Në rastin kur sëmundja kronicizohet mund të çojë në shfaqjen e diabetit, por edhe të kancerit të pankreasit.
ÇAJRAT PËR PANKREASIN
1.GJETHET E DAFINËS: Pjesët që përdoren janë gjethet, të cilat pasi grimcohen mund të përzihen me lëvoret e portokallit edhe këto të grimcuara.
Së bashku hidhen në një enë ku më parë është shtuar një gotë me ujë të valuar.
Kjo masë lihet për 10 minuta dhe më pas kullohet dhe ëmbëlsohet sipas dëshirës.
Nga kjo përzierje pihen 2 deri 3 gota në ditë.
Ky çaj përmirëson edhe tretjen sa më mirë të ushqimit në pankreas.
2.KINFUSHA: Një tjetër mënyrë për funksionimin sa më të mirë të pankreasit është edhe bima e kinfushës.
Nga kjo bimë merret një lugë e grimcuar dhe shtohet 1 gotë ujë.
Lihet për 5 minuta në zierje.
Kjo masë pihet në dy vakte por gjithmon 2 orë përpara buke.
Një kujdes i veçantë duhet treguar te fëmijët, të cilëve, nuk duhet t’u jepet në doza të mëdha si te të rriturit.
Kjo kurë shërben për shtimin e lëngut të stomakut dhe përmirëson tretjen e ushqimit. Gjithashtu, pakëson dhe sekrecionet e tëmthit në pankreas.
3.SANËZA: Edhe çaji i sanëzës është një mënyrë mjaft e mirë për shërimin e sëmundjes së pankreasit.
Samza e grimcuar hidhet në një litër ujë dhe zihet për 20 minuta.
Nga ky çaj pihet 3 filxhanë në ditë para buke.
Çaji shërben për gjallërimin e organizmit në lëngun e stomakut dhe të pankreasit.
Pirja e këtij çaji nuk rekomandohet te nënat me fëmijë në gji, pasi hidhëron qumështin duke dëmtuar kështu shëndetin e fëmijës.
4.ÇIKORJA: Edhe bima e çikores përdoret për këtë sëmundje.
Gjethet ose rrënjët e grimcuara të kësaj bime zihen në një enë me ujë.
Çaji i përftuar kullohet dhe pihet 2 deri në 3 doza të tilla në ditë.
Ky mjekim e gjallëron organizmin, përmirëson tretjen dhe urinimin si dhe zbrazjen e fshikëzës së tëmthit të pankreasit dhe jashtëshqitjen pa acaruar aparatin tretës.