Pse shkaktohen ulçerat e gojës dhe mënyra natyrale për t’i trajtuar

Ja cilët janë faktorët që ndikojnë në krijimin e këtyre ulçerave:

Lëndimet e gojës

Pastat e dhëmbëve që përmbajnë sulfate natriumi

Ndjeshmëria e lartë ndaj ushqimeve si psh agrumeve

Mungesa e vitaminës B12, zinkut, hekurit

Prania e baktereve në gojë

Ndryshimet hormonale

Stresi emocional

Infeksionet bakteriale, virale ose fungale.

Shumica e ulçerave të gojës nuk kanë nevojë për trajtim tek mjeku, ato mund të shërohen përmes mënyrave natyrale, pavarësisht dhimbjeve që shkaktojnë.

Ja disa nga mënyrat natyrale që trajtojnë ulçerat e gojës:

Qumësht kokosi: bëni gargarë me qumësht kokosi 3-4 herë në ditë. Ai do t’ju lehtësojë dhimbjet dhe djegiet dhe nuk do të lejojë përhapjen e plagëve.

Gjethe borziloku: valoni disa gjethe borziloku me ujë. Bëni gargarë 5-6 herë në ditë. Borziloku mundëson mbylljen e plagëve.

Mjaltë dhe vaj kokosi: bëni një përzierje me sasi të barabarta mjalti dhe vaji kokosi. Ato lehtësojnë acarimet e gojës dhe lehtësojnë dhimbjet