Terapi me avull kundër stresit dhe dhimbjes së kokës

Terapia me avull daton që nga kohët e lashta. Që nga ajo kohë, kjo lloj terapie rekomandohet për trajtimin e disa problemeve shëndetësore kryesisht të lidhura me frymëmarrje si dhe me dhimbjen e kokës.

Kjo lloj terapie mund të bëhet nëpërmjet dushit të nxehtë që e avullon tërë banjën, apo thjesht përmes një ene të mbushur me ujë të nxehtë.

Disa nga benefitet e terapisë me avull janë:

Lehtëson frymëmarrjen- nëse jeni prekur nga i ftohti, gripi apo bronkiti, atëherë kjo terapi do t’iu bënte shumë mirë. Avulli çliron rrugët e frymëmarrjes, duke e lubrifikuar traktin e frymëmarrjes.

Kundër dhimbjes së kokës- dhimbja e kokës që shkaktohet nga sinoziti mund të trajtohet lehtë përmes terapisë me avull. Zakonisht preferohet që në ujë të nxehtë të vendosen gjethe të dafinës.

Kundër stresit- terapia me avull arrin të qetësoj edhe trurin, duke çliruar endorfinën dhe duke e zbutur ndikimin e stresit. Avulli ka aftësi të përmirësoj qarkullimin e gjakut dhe të qetësoj muskujt.

Eliminon toksinat- një banjë me avull ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat, që grumbullohen nga ushqyerja e keqe, stresi apo ajri i ndotur.

Lëkura dhe flokët- mjaftojnë vetëm 15 minuta me banjë me avull, që qarkullimi i gjakut në sipërfaqen e lëkurës dhe skalpit të përmirësohet.

Share this: