Tetë frutat e thata më të shëndetshme

Para se të zgjidhni frutat e thata lexoni mirë etiketën e paketimit dhe shikoni me vëmendje elementet e tjera të shtuara te frutat e thata, kjo sepse shpesh shtohet sheqer shtesë për të përmirësuar shijen dhe për t’i mbrojtur nga prishja.

Frutat e thata janë të njohura për shumë arsye!

Me konsumimin e tyre trupi ynë merr minerale esenciale, vitamina dhe fibra, elemente që na duhen çdo ditë.

Por kujdes, kini parasysh se frutat e thata kanë përmbajtje të lartë kalorike sepse janë më të përqendruara për shkak të heqjes së lëngjeve.

Konkretisht 100 gramë kumbulla të freskëta përmbajnë vetëm 46 kalori, ndërsa 100 gramë kumbulla të thata përmbajnë 240 kalori.

Për shkak të procesit të tharjes këta fruta humbasin disa prej vitaminave, ndaj dhe me konsumimin e tënjëjtës sasi frutash, kur janë të freskëta ju merrni 16 përqind të nevojave tuaja ditore me vitaminë C, ndërsa kur i konsumoni të thata merrni vetëm 1 përqind.

Gjithashtu, vlen të theksohet se frutat humbasin sasi gjatë procesit të tharjes, pothuajse gjysmën e sasisë.

Para se të zgjidhni frutat e thata lexoni mirë etiketën e paketimit dhe shikoni me vëmendje elementet e tjera të shtuara te frutat e thata, kjo sepse shpesh shtohet sheqer shtesëpër tëpërmirësuar shijen dhe për t’i mbrojtur nga prishja.

Megjithatë në përzgjedhjen e këtyre frutave është më e këshillueshme që të zgjidhni frutat e thata pa sheqer të shtuar.