Tetë lojërat e rrezikshme për fëmijët tuaj

Së fundmi janë shpikur shumë lojëra të reja për fëmijët, por disa prej tyre janë të rrezikshme. Prindërit duhet të keni parasysh se disa materiale nga të cilat bëhen lodrat e ndryshme janë të dëmshme për ta.

Më poshtë do të shihni disa prej tyre:

Lodrat me helikë, fëmijët e vegjël nuk duhet t’i përdorin ato sepse mund të presin gishtin.

Kamerdaret që përdoren në ujë përmbajnë isoforone toksike, fenol dhe heksanone që mund të shkaktojnë irritime në lëkurë.

Lodrat me bateri, fëmijët e vegjël mund të gëlltitin bateritë e vogla dhe litiumi që ndodhet brenda tyre mund të shkaktojë helmime të rënda.

Armët lodër, fëmijët nuk e llogaritin distancën që duhet të gjuajnë dhe kështu mund t’i shkaktojnë lëndime në fytyrë fëmijës tjetër.

Topat magnetikë. Duke tentuar t’i shkëputin me dhëmbë nga njëri- tjetri, ata mund t’i gëlltitin e në qoftë se magnetet bashkohen me njëri-tjetrin mund të bllokojnë muret e zorrëve.

Tullumbacet mund të shfaqin inflamacione ose mund të shurdhojnë fëmijët tuaj pasi plasja e tyre ka të njëjtën zhurmë me atë të gjuajtjes me armë.

Spinner. Lojërat që kohët e fundit janë kthyer në një trend mund të shkaktojnë lëndime në gishtërinjtë e fëmijëve.