Duhani shkakton sëmundje tek fëmijët


Pirja e duhanit shton rrezikun e vdekjes së menjëhershme
Kur fëmija vdes pa pritur, pa mbushur moshën një vjeç, atëherë kjo quhet vdekje e menjëhershme. Për fat të mirë, raste të tilla janë të rralla. Nëse nëna ka pirë duhan gjatë shtatzënisë dhe fëmija vazhdon të jetë nën ndikimin e duhanit mbas lindjes, atëherë rrezikshmëria shtohet. Rrezikshmëria shtohet edhe po qe se fëmija është vetëm nën ndikimin e tymit të duhanit mbas lindjes.
Ajo rritet në varësi të sasisë së tymit të duhanit që gjendet në ambientin ku jeton fëmija. Në broshurën e shpërndarë nga Mjeku i Popullit, gjenden midis të tjerash edhe këshillat e mëposhtme:
• Shtrijeni gjithmonë fëmijën për të fjetur në kurriz ose anash.
• Shmangni pirjen e duhanit gjatë shtatzënisë dhe mbrojeni fëmijën nga tymi i duhanit pas
lindjes.
• Shmangni gjithashtu përdorimin e alkoolit dhe të drogave.
• Mos përdorni jastëk nën kokën e fëmijës.
• Shmangni përdorimin e mbulesave të tepërta kur fëmija fle.
• Përpiquni ta ushqeni fëmijën me qumësht gjiri, sa më gjatë të jetë e mundur.

Filtera te cilet ndihmoin lenjen e duhanit brenda 7-14 dit 🚭
Efektet fillestare
1.Ndalon kalimin e nikotines ne trupin tuaj
2.Stabilizon frymarrjen
3.Ndalon kollitjen
Produkt i licensuar pa efekte ansore i garantuar 100% per efektet e lartcekura .
Qmimi 6.99 Per porosi ju lutem na kontaktoni +38345435674


Nëse pihet duhan në prani të fëmijëve, atëherë rritet rreziku për ta ndaj sëmundjeve.
• Pirja pasive e duhanit mund të shkaktojë astmën tek fëmijët.
• Fëmijët që vuajnë nga astma, e kanë të vështirë të jetojnë në ambientet ku pihet duhan.
• Tymi i duhanit shkakton shpesh infeksione në vesh tek fëmijët.
• Fëmijët, prindërit e të cilëve pinë duhan, janë më shpesh me dhimbje barku, se sa fëmijët e prindërve që nuk pinë duhan.
• Fëmijët e prindërve që pinë duhan, shtrohen më shpesh në spital.
• Pirja pasive e duhanit, bën që fëmijët të jenë më të predispozuar për të qenë alergjikë.