PRINDËRVE QË PIJNË DUHAN


Ardhja e fëmijëve sjell një ndryshim të madh në jetën e prindërve. Shumica përpiqen të ndryshojnë zakonet e përditshme, me qëllim që të lehtësojnë jetën e familjes. Po çfarë është e mundur të bëhet nëse dikush pi duhan?
Nuk ka asnjë dyshim se, është në të mirën tuaj dhe të fëmijës suaj, nëse ju ndaloni pirjen e duhanit. Nëse ju nuk jeni plotësisht gati, për të ndaluar pirjen e duhanit nga sa u tha më lart, duhet të paktën të mbroni fëmijën prej tymit të duhanit.
Mos pini duhan pranë fëmijës
Tymi i duhanit dëmton fëmijët. Për këtë është e rëndësishme të mos pihet duhan, në ambientet ku fëmija qëndron.
Në faqen tjetër gjenden disa këshilla të vlefshme, të cilat lehtësojnë mbrojtjen e fëmijëve prej tymit të duhanit. Shumë njerëz përdorin rastin e lindjes së fëmijës, si shans për të ndaluar pirjen e duhanit. Për këtë, ka gjithashtu një kapitull që flet se si mund të ndalohet pirja e duhanit, kur jeni gati për një gjë të tillë.
(Box, dálki t.v.)
Prindërit mbajnë përgjegjësi që, fëmijët të rriten në një ambient pa praninë e tymit të duhanit.
(Box t.h.)
Ndikimi i ambientit ku pihet duhan, tek fëmijët
Rrugët e frymëmarrjes tek fëmijët e porsalindur, janë pjesërisht tepër të ngushta. Për këtë shkak, këta fëmijë janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj tymit të duhanit.
Tymi i duhanit shkakton sëmurjen e tyre më të shpeshtë se zakonisht, dhe janë më të rrezikuar ndaj bronkopneumonisë, infeksione në vesh si dhe bronkit e astmë. Për më tepër, tymi i duhanit shkakton gjithashtu shqetësime të ndryshme, si sklepa në sy dhe dhimbje koke.
(Bls. 3)
NËSE JENI DUKE MENDUAR TË NDALONI PIRJEN E
DUHANIT
Mjaft njerëz shfrytëzojnë lindjen e një fëmije si shkak, për të ndaluar pirjen e duhanit.
Nuk do të ishte e vështirë të ndalonit, nëse do ta shikonit këtë si një çlirim dhe jo si një sakrificë.
Shumë njerëz përpiqen disa herë, derisa t’ia arrijnë qëllimit. Po qe se jeni përpjekur më parë dhe nuk patët rezultat, ka shumë mundësi që t’ia arrini qëllimit tani. Mendoni që me punë arrihet gjithçka. Sa më shumë të përpiqeni, aq më të lehtë do ta keni.
1