Ibuprofeni ose naproxeni mund ta zvogëlojë rrezikun e kancerit të gjirit për 40 për qind – aspirina nuk ndihmon!

Sipas një studimi të fundit, ibuprofeni mund t’ua zvogëlojë shanset e kancerit të gjirit femrave të cilat veçse kanë rrezik të lartë për këtë sëmundje.

Hulumtuesit kanë zbuluar se përdorimi i rregullt i ilaçeve antipezmatuese si ibuprofeni apo naproxeni e ulin këtë rrezik për 40 për qind.
Por aspirina, e cila futet në të njëjtën kategori, duket se nuk e ka të njëjtin efekt pozitiv.

Studimi nuk ka kryer testime me njerëz të shëndetshëm dhe nuk këshillohet që njerëzit t’i përdorin këto ilaçe derisa t’u thotë doktori.

Hulumtimet e mëhershme nuk kishin shpjeguar se përse ilaçet e zvogëlojnë këtë rrezik, megjithatë sugjerojnë se e mbajnë në kontroll riprodhimin dhe vdekjen e qelizave.

Gjithashtu, një studim tjetër kishte treguar se këto ilaçe e zvogëlojnë aktivitetin e një enzime (cyclooxygenase) e cila njihet se është tejet aktive në qelizat kanceroze.