Çka duhet të hani gjatë periudhës së gjidhënies

Në qoftë se jeni nënë gjidhënëse duhet t’i ndiqni disa këshilla sa i përket ushqyerjes.

Në ushqim duhet futur të gjitha llojet e ushqimit, me sasi të mjaftueshme të ushqimit të pasur me proteina, pemë dhe perime.

Mundohuni të hani ushqim të shëndetshëm: bukën e bardhë zëvendësoni me të zezën, grickat zëvendësoni me pemë, ushqimin e yndyrshëm zvogëloni apo largojeni, por për këtë hani sa më shumë perime dhe ushqim me strukture fijore.

Në vend të lëngjeve të gazuara dhe artificiale, pini ujë, limonadë të ëmbëlsuar me mjaltë dhe lëngje të freskëta natyrale.

Largoni ushqimin i cili bën gazra (bizelja, pasuli, lakra), zvogëloni konsumimin e kafesë, çokolatës, piperit, specave pikantë dhe mëlmesave të tjera të forta sepse foshnja mund të ketë ngërçe nga këto gjëra ushqimore.