Shëndeti mental një nga veçoritë e lëna anash

Shendeti mental tek famijaret me trauma

Qregullimet e stresit qe fillojne brenda nje muaji pas perjetimit te traumes dhe zgjasin jo me shume se nje muaj , quhet qregullim akut I stresit.
Per dallim , qregullimet e stresit te cilat persistojne per me shume se nje muaj dhe paraqesin nje barre mjafte te rende ne funksionimin social dhe professional te personit quhet qregullim I stresit posttraumatic(QSPT).
QSPT shfaqet tek njerezit qe kane mbijetuar pas ngjarjeve traumatike te cilat :
1.Kane shkaktuar vdekje, kercenim me vdekje ose demtime serioze te tyre ose te njerezve te tjere dhe
2.kane provokuar nje pergjigjje frike te skajshme, pazotesi dhe tmerri.
Manifestohet si aftesi e ulur per te ndjere kenaqesi nga aktivitetet jetesore ose kapacitet I pakesuar per te shfaqur interes dhe ndjeshmeri per njerezit e tjere.Njerezit me kete qregullim kane simptoma te qendrueshme te ngacmueshmerise.
Shembuj te ngjarjeve te tilla jane:perdhunimi ose sulmimi, demtimi fizik , luftimet ushtarake , bombardimet , torturat ,permbytjet dhe termetet.
Personi I demtuar perjeton traumen me anen e rikujtimeve te dhimbshme te future me force , enderrave me sy hapur ose frikerave te nates.Femijet me QSPT mund te shprehin shqetesimin me sjellje te q organizuar ose te agjituar .Epizodet mund te zgjasin nga disa minuta deri ne disa dite.Pacientet me QSPT me rralle mund te kene episode dissociative , gjate te cilave besojne se jane duke e rijetuar ngjarjen .
Qregullimi nenkupton gjithashtu nje lloj prirje psikike ose ngacmueshmeri te pakesuar ( te ulur) ndaj ambientit rrethues e cila mund te manifestohet si aftesi e ulur per te ndjere kenaqesi nga aktivitetet jetesore , ose kapacitet I pakesuar per te shfaqur interes dhe ndjeshmeri per njerezit e tjere . Njerezit me kete qregullim kane simptoma te qendrueshme te ngacmueshmerise autonome te shtuar ku futen:pagjumesia , irritabiliteti , veshtersia per tu perqendruar , hipervigjilenca dhe pergjigjja frikesuese e egzagjeruar .Ankthi dhe depresioni zakonisht e shoqerojne kete syndrome, ndersa abuzimi I substancave eshte komplikacion I zakonshem.Njerezit qe perjetojne pervojat traumatike se bashku me te tjeret , mund te ndjehen gjithashtu fajtore se kane mbijetuar ndersa te tjeret jo( psh te mbijetuarit e kampeve te perqendrimit).Disa njerez demtohen fare pak nga ky qregullim, ndersa ka te tjere qe invalidizohen seriozisht nga shmangia fobike e te gjitha situatave qe mund te ju rikujtojne ngjarjen traumatike dhe te nxisin episode te tjera.Pacientet me QSPT mund te terhiqen nga qdo pjesmarrje ne veprimtarine jetike, duke besuar se nuk kane me vlere te investojne per familjen ose te punojne per jeten.
Qregullimi mund te filloje me nje reaksion te egzagjeruar ndaj traumes dhe nje preokupacion pas saj. Diagnoza e QSPT vuloset nese simptomat vazhdojne 1 muaj pasi te kete ndodhur ngjarja , ne te cilat perfshihen : ngacmueshmeria autonome dhe hiperaktiviteti ,mpirja psikike , sjellja menjanuese dhe riperjetimi I traumes.Jeta perqendrohet rreth ngjarjes traumatike ,ndersa stili I jetes se personit dhe funksionimi I tij ne shtepi dhe ne pune mund te filloje te ndryshoje.Njerezit qe zhvillojne QSPT kronike jane te preokupuar me paaftesite fizike qe rrjedhin nga trauma.Gjate kesaj periudhe , shpesh ata manifestojne simptoma somatiker si dhe ankth kronik dhe depresion
Te zakonshme jane gjithashtu abuzimi me substance , paaftesia per te punuar dhe perkeqesimi i maredhenieve me njerezit e dashur.
Etiologjia
Nxitshmeria autonome e konstatuar e QSPT eshte e ngjajshme me ate qe vihet re ne zverdhjen nga opiate , e cila hedh hipotezen se QSPT ashtu si zverdhja nga opiate mund te ndermjetesohet nga hiperaktiviteti noradrenergjik.
Trajtimi
Farmakoterapi, psikoterapia , dhe psikoterapia kognitive e sjelljes , qe te gjitha thuhet se jane te dobishme ne trajtimin e QSPT -se.Megjithate duhet thene se sot per sot akoma nuk jane bere studime empirike te programuara mire per te treguar efikasitetin e ketyre trajtimeve.
QSPT duhet te dallohet nga qregullimet mendore organike pas traumes akute.Duhet te perjashtohet kontuzioni, delirium, halucinacinoza alkoolike , intoksikimi organic dhe gjendjet e zverdhjeve , pasi qe te gjitha mund te emitojne QSPT-ne.
Farmakoterapia
Antidepresivet ciklik pakesojne rikujtimet e detyruara dhe permiresojne gjumin e shqetesuar.
Qregullimi I stresit akut
Zhvillohet si pergjigjje ndaj ngjarjeve traumatike , qe jane te ngjajshme me ngjarjet qe te qojne ne shfaqjen e QSPT psh:ngjarje shume kercenuese qe shkaktojne te personi frike intensive , pazotesi ose tmerr.Nga ngjarja precipitojne te pakten tre prej simptomeve dissociative sikurse me poshte:
1.Mpiksje emocionale ose shkeputje
2.Zvogelim I njohjes se mjedisit qe rretho personin
3.Derealizim
4;Depersonalizim
5.Mungese e kujtimit te aspekteve te traumes