A ka ndonjë rrezik për shëndetin nxirja e frutave?

Ekziston një grup i madh frutash të cilat oksidohen shpejt në kontakt me ajrin. Ky oksidim nuk do të thotë që ushqimi nuk është më i përshtatshëm për konsum, por që i ndodhin disa ndryshime të cilat duhet të merren në konsideratë. Le të shohim çfarë ndodh kur hamë fruta të oksiduara.

Pas oksidimit, ndodhin disa ndryshime organoleptike në përbërjen nutricionale të cilat mund të kompromentojnë cilësinë e produkti t dhe funksionin e tij. Për këtë arsye është mirë të shmanget oksidimi i frutave.

Pasoja e parë e oksidimit është shfaqja e radikaleve të lira, që lidhen me përkeqësimin e shëndetit të njerëzve, kështu që konsumi i tyre duhet limituar. Edhe pse nuk ka prova të qarta që konsumi i frutave të oksiduara është një faktor risku për zhvillimin e disa sëmundjeve, është më mirë të evitoni ngrënien e tyre.

Vlen të theksohet se oksidimi është një reaksion zinxhir. Pasi nis, përshpejton duke përfshirë të gjitha substancat e ndjeshme ndaj këtij reaksioni kimik. Frutat më të prirura ndaj oksidimit janë mollët dhe avokadot.

Kontakti me oksigjenin shkakton një ulje të përmbajtjes fenolike të frutave. Këto të fundit kanë veti antioksdiante dhe të reduktimit të radikaleve të lira. Pasoja e parë e konsumit të frutave të oksiduara është një raport më i ulët benefitesh.

Nga ana tjetër, radikalet e lira shkaktojnë efekte serioze në qeliza dhe kanë një rol të rëndësishëm në sëmundjet degjenrative.

Oksidimi i vitaminave

Nga ana tjetër, prodhohet gjithashtu edhe një oksidim i vitaminave. Në rastin e vitaminës C, oksidimi shkakton kalimin e molekulës në një formë joaktive. Ky proces anulon efikasitetin e saj në shëndetin e njeriut.

Si evitohet oksidimi?

Frutat që përmbajnë acid citrik nuk oksidohen. Prandaj mund të spërkasni copat e frutave të oksidueshme me lëng limoni për të zvogëluar dhe vonuar procesin e oksidimit.

Nga ana tjetër, mund të shmanget kontakti i frutave me oksigjenin. Paketimi në vakum ose qese plastike para ndalon procesin e oksidimit në mënyrë shumë efikase. Nga ana tjetër, gatimi ngadalëson procesin e oksidimit.

Konkluzion

Konsumi i frutave të oksiduara nuk paraqet rreziqe për shëndetin e njeriut në parim, living. Në çro rast, përfitimet e tyre në shëndetin e njeriut kur nuk janë në gjendje optimale, reduktohen.

Ftohja, lëngu i agrumeve ose konfeksionimet me vakum janë zgjidhje korrekte për të shmangur oksidimin.