Informohu për rrezikun fishekzjarrëve qe po shiten ne Kosovë

Në Kosovë një numër i madh i fishekzjarrëve që tregtohen, janë jashtë standardeve të kërkuara dhe mundë të jenë të rrezikshme gjatë përdorimit, andaj duke marrë parasysh se në të shumtën e rasteve personat që i shpërthejnë këto mjete piroteknike janë të miturit dhe fëmijët, duhet të apelohet për kujdes jashtëzakonisht të madh, sepse materialet piroteknike (fishekzjarrët), në rast se nuk përdoren në kohën dhe vendin e duhur, përbëjnë rrezik për lëndime serioze

Si këshilla të dobishme në lidhje me përdorimin e këtyre mjeteve piroteknike, mundë të ceken disa prej tyre:

– Asnjëherë të mos përdoren fishekzjarrë në ambiente të mbyllura (shtëpi, lokale, bare, zyra dhe klasa shkolle).

– Të mbahen fëmijët larg mjeteve piroteknike, ruani veten dhe të tjerët, udhëzoni fëmijët të mos përdorin fishekzjarrët si lojë, pasi mund të dëmtohen rëndë.

– Asnjëherë të mos ndizen fishekzjarrë brenda sendeve të forta e të mbyllura, si gota e shishe qelqi, kuti metalike etj.

– Mos të lejohen fëmijët të luajnë me fishekzjarrë apo t’i ndezin ato, të paktën jo pa praninë e personave të rritur.

– Asnjëherë të mos mbani fishekzjarrë në xhepa.

– Asnjëherë të mos i vendosni ato në pjesë të trupit kur i ndizni, por mbajini në një distancë të sigurt.

(Autori është njohës i çështjeve të emergjencave dhe bashkë-themelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë – SPRC)