Pak orë na ndajnë nga ndërrimi i moteve !

Natyrisht kjo ngjarje festohet gjithandej – disa me familje, të tjerët me shoqërinë e disa me personin e zemrës.

E ku ka festë tavolina është plot! Në mesin e gatimeve që keni përgatitur nuk mungon asesi edhe ëmbëlsira.

Për ju që ende nuk keni vendosur se me çka do e ëmbëlsoni këtë natë, ju sjellim recetën e shijshme dhe të lehtë për t’u përgatitur.

Përbërësit

1 litër qumësht
1 gotë sheqer
2 lugë të gjellës miell
2 lugë të gjellës nisheste
3 lugë të gjellës kakao
1 vanilje
1 lugë të gjellës gjalpë
3 biskota pako

Përgatitja

Për puding të gjithë përbërësit përveç vaniljes i derdhni në një tenxhere, tenxherën e vendosni në zjarrë dhe e përzieni. Pas trashjës së nevojshme ia shtoni vaniljën dhe e largoni nga zjarri.Biskota i vendosni tek ena e tortës, duke e lyer secilën shtresë me pudingun e përgatitur. Përmbi ia derdhni pudingun e mbetur dhe e vendosni në frigorifer për pritje të qëndroj rreth 2-3 orë.

Ju bëftë mirë!