Qka ndihmon lëngu i portokallit ?

Lëngu i portokallit ndihmon në trajtimin e shtypjes së lartë të gjakut

Shtypja e lartë e gjakut, ndryshe njohur si hipertensioni, i prekë miliona njerëz anë e mbanë botës – ku vetëm në Mbretërinë e Bashkuar është i prekur nga një sëmundje një në çdo katër persona.

Ushqimet e caktuara mund të kenë ndikim negativ në shtypjen e lartë të gjakut, posaçërisht ushqimet që përmbajnë sasi të mëdha të kripës.

Megjithatë, ka disa ushqime tjera të cilat përmbajnë kalium, magnez e fibra dhe që ndihmojnë në kontrollimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Sipas ekspertëve, kaliumi është mineral i cili ndihmon në zvogëlimin e shtypjes së gjakut duke i balancuar efektet negative që kripa i ka në trupin tuaj.

Në fakt, ata tregojnë se lëngu i portokallit është burim i mahnitshëm i kaliumit.

Kalium mund të gjeni edhe në patate, banane, jogurt dhe në qumësht pa yndyrë.

Edhe tuna është burim i mahnitshëm i kaliumit.

Vlen të ceket se hipertensioni mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore, madje mund të shpijë edhe në sulm të zemrës e të trurit, prandaj është e rëndësishme ta kontrolloni atë.