Fuqia e trurit sekretin e ka tek këto vitamina

Shëndeti i mendjes varet shumë nga mënyra se si ushqehemi dhe produktet që i përdorim çdo ditë.

Agroweb ka paraqitur disa nga përbërësit ushqimorë, të cilat ndikojnë në fuqizimin e trurit, përmirësimin e kujtesës dhe në performancën mendore.

Vitamina A- të gjithë i njohim vlerat e vitaminës A. Kjo vitaminë është thelbësore në zhvillimin e trurit, sistemit nervor memories dhe aftësive kognitive. Burimet më të mira të vitaminës A janë: spinaqi, pjeshka, mëlçia dhe kajsitë.

Acidi folik– është një nga format e vitaminës B9, e cila i mbanë nën kontroll qelizat e trurit dhe e forcon kujtesën. Disa nga burimet kryesore të kësaj vitamine janë: barishtet, thjerrëzat, fasulet dhe bishtajoret.

Vitamina B6– është një nga vitaminat e kompleksit B, që është shumë e dobishme sidomos për të zhvilluar kujtesën. Ju mund ta merrni këtë vitaminë duke ngrënë pjepër, mish, drithëra dhe fasule.

Vitamina B12– kjo vitaminë është thelbësore për shëndetin e qelizave nervore, duke parandaluar plakjen e tyre. Vitamina B12 lufton depresionin dhe luhatjet e humorit.

Vitamina C– njihet për luftimin e radikaleve të lira, të cilat janë një rrezik i qelizave të trurit. Burimet kryesore të vitaminës C janë agrumet dhe bishtajoret.

Vitamina D- ndihmon shëndetin e trurit duke i luftuar infeksionin dhe inflamacionet e sistemit nervor. Ju mund ta merrni këtë vitaminë duke konsumuar kërpudha dhe duke u ekspozuar në rrezet e diellit.

Vitamina E- kjo vitaminë i mbron qelizat e trurit nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Ajo zvogëlon rrezikun ndaj sëmundjes së Alzheimerit tek të moshuarit. Patatja e ëmbël, drithërat dhe arrat janë disa nga burimet kryesore të vitaminës E./Shendeti

Share this: