A guxojmë t’i puthim fëmijët në buzë?!

Çfarë thotë mjekësia për këtë dukuri?

Nëntë arsyet pse nuk duhet t’i puthni fëmijët në buzë?

Përmes puthjes së fëmijëve nëse i rrituri ka herpes mund ti bartë atë që quhet “puthja e vdekjes”. Herpes simplex është një infeksion shumë i shpeshtë virusal. Kjo sëmundje paraqitet në formë të një grupi fluskash të vogla që dalin në buzë ose rreth gojës. Lëkura rreth këtyre fluskave zakonisht është e pezmatuar (e skuqur, e ënjtur dhe e dhimbshme).
Herpes mund të prekë të rritur dhe foshnja duke i rrezikuar atyre edhe jetën. Pra, është ajo puthje që mund t’i marrë jetën një fëmije nën 3 muajsh dhe i referohet puthjes së dhënë nga një person që ka një herpes në buzë (mund të quhet ndryshe edhe ethe në buzë apo lëkurë). Duhet te jemi të vetëdijshëm se vetëm një puthje e tille mund të jetë shkak për komplikime të një të posalinduri që mund të qojnë edhe në përfundimin e jetës se tij. Pra, rreziku është tejet i madh.

Reklamë

Filtera te cilet ndihmoin lenjen e duhanit brenda 7-14 dite vlen te ceket ne qofte se ju konsumoni 2-3 pako ne ditje me perdorimin e filterit te pare bie niveli i konsumimit per 50% per porosi dergo Emrin__Mbiemri__Adresa_Nr.Tel__
Kliko në buton

Flora normale bakteriale për një fëmijë të vogël nuk është e njejtë me një të rrituri edhe nëse ata janë prindërit. Duke e puthur në buzë ekzistojnë tërë mundësite reale që ne të përcjellim bakteriet deri te goja e fëmijeve dhe në këtë mënyre të kemi infektuar me përmbajtjen tonë. Edhe Akademia Amerikane e Stomatologëve e mbështetë këtë teori.
Një përqafim në buzë i fëmijëve mund të jetë shkak i bartjes edhe të rreth 500 mikrobeve dhe hapje e portës për sëmundje te fëmija juaj. Cytomegalovirus – një nga këto infeksione të transmetueshme me anë të puthjes. Mjaft i rrezikshëm për fëmijët e vegjël.
Puthja e duarve të fëmijeve të vegjël gjithashtu është e rrezikshme pasi aty barten mikrobet dhe fëmijët i fusin duart në gojë shumë shpesh dhe në këtë mënyrë kemi përhapje të infeksionit tek fëmija.
Nëse vazhdoni dhe puthni fëmijën tuaj në bu duke u rritur për të ky veprim do të jetë tërësisht normal. Pra, fëmiu do të ambientohet me këtë veprim. Në kohën kur do të shkojë në kopësht apo në shkollë, një veprim i tillë nëse do e praktikojë me fëmijët tjerë do të sjellë telashe të mëdha. Fëmija do të ndodhet përballë thyerjeve të medha në vet konceptin e puthjes si puthje që e kishte mësuar dikur.
Nëse keni praktikuar një veprim të tillë për disa vite dhe një ditë do të ndaloni, kjo do të shkaktojë konfuzion dhe shumë pikëpyetje te fëmiu juaj. Kjo do të shkaktojë edhe konfuzion në vetë konceptin e puthjes si akt në mes të dy të rriturve apo edhe në rrethana tjera mes dy fëmijëve.
Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që të shmanget çdo pështymë në afërsi të foshnjave dhe fëmijëve të vegjël – duke përfshirë puthjen nga goja në gojë, për të evituar rrezikun e bartjes së infeksioneve të ndryshme.
Përpos puthjes në buze kujdes…biberoni mund të bëhet burim infeksioni, nëse e përdorin edhe fëmijë të tjerë, si dhe kur na bie në tokë e nuk e pastrojmë. Mos e futni biberonin në gojën tuaj, pasi bakteret që mund të ndodhen në gojën tuaj mund të kalojnë te fëmija.
Nga hulumtimet dhe studimet e bëra sugjerojnë që puthja e foshnjës – fëmijës në buzë mund të bartë një bakterie të mundshme dhe kjo mund të shpie në probleme dentare më vonë në jetë. Më saktësisht dëmtimin dhe shkatërrimin e dhëmbëve.

Pra, fëmijët e puthur në buzë nga prindërit kanë rrezik më të lartë të kenë dhëmbë të prishur në fazat e vonshme të jetës, sepse bakteret që e shkatërrojnë dhëmbin transmetohen përmes pështymës. “Dhëmbët e foshnjave kanë një lloj tjetër smalti dhe dentine në krahasim me dhëmbët e të rriturve”, shpjegon Dr. Richard Marques, dentist i famshëm në Londër për The Independent.

“Smalti është shumë më i hollë në dhëmbët e foshnjës. Nuk është aq i fortë sa smalti i të rriturve kështu që ka më shumë gjasa të prishet”.

Si përfundim pa dashur të paragjykojmë dashurinë që prindërit ndjejnë ndaj fëmijëve të tyre, pa dashur që të kufizojmë apo ndalojmë diç në shprehjen e asaj dashurie, pa dashur të marrim rrolin e këshilluesit në këto raporte, megjithatë i ftojmë prindërit të kenë shumë kujdes në këtë akt dhe të evitojnë puthjet në buzë për fëmijët e tyre. E tërë kjo për të ruajtur shëndetin e tyre dhe për të gëzuar gjatë dashurinë që keni ndaj tyre.

Një fëmijë i shëndoshë është lumturia e gëzimi i çdo familjeje, andaj të mundohemi që të mos e dëmtojmë këtë gëzim duke rrezikuar vetë ata pikërisht përmes puthjeve në buzë.

Ka një mijë mënyra si të shprehim dashurinë që kemi ndaj fëmijëve pa qenë nevoja të puthim ne buzë.

Shëndeti jeta dhe lumturia ka një emër

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.