Mjalti duhet të përdoret me lugë druri apo metalike?

Nga: Ismail Lutolli – specialist Pediatër
Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist
Hematolog ; Onkolog

Mjalta e humbet vlerën dhe vetitë shëruese nëse përdoret me pije shumë të ngrohta mbi 40 gradw C. Tradita e pirjes se qajit të nxehtë me mjaltë dhe pak limon nuk kemi bërë asgjë më shumë sesa kemi pirë një në çaj të nxehtë pa asnjë efekt te theksuar shërues apo vlerë nutritive, pra në një çaj të nxehtë me mjalte dhe limon efekti i vitaminave dhe mineraleve humbet dhe kurimi është i njëjtë sikur të pini çajin me sheqer të rregullt dhe pluhur limoni !!!

Reklamë

Filtera te cilet ndihmoin lenjen e duhanit brenda 7-14 dite vlen te ceket ne qofte se ju konsumoni 2-3 pako ne ditje me perdorimin e filterit te pare bie niveli i konsumimit per 50% per porosi dergo Emrin__Mbiemri__Adresa_Nr.Tel__
Kliko buton

Mjalta është më se miri të përdoret direkt pa u vendose në pije tjera, nëse e vendosni pija duhet të jetë e vakët dhe te mos e kaloj në asnjë manyrë 40 gradë C. E mira do ishte të mos e kalonte as 30 grade C. Kjo vlen jo vetëm për mjaltin, por edhe për produktet e tjera të bletëve (polen, propolis, qumësht blete etj.)

Mrekullitë e shumta shëndetsore të mjaltit

Mos harroni mrekullitë që fshihën pas produktit të quajtur mjaltë!

Gjëja më e rëndësishme për të mbajtur mend është që ju duhet të hani mjaltë për të ndihmuar trupin tuaj dhe për ta mbajtur atë të shëndetshëm.
Mjalti është produkti më i përsosur, i cili përmban pothuajse të gjithë përbërësit që përbëjnë trupin e njeriut. Mjalti përmban aminoacide si dhe komplekse të vitaminës B, vitaminë A, niacinë dhe midis lëndëve minerale, kalcium, fosfor, magnez, hekur etj. që vijnë nga nektari në raport me llojshmërinë e luleve që bletët i kanë shfrytëzuar si dhe nga klima dhe stina e vitit. Mjalti ndikon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, sistemi limfatik dhe qarkullimit të gjakut. Mjalti përmban në veti sasi të pasur të glukozës, fruktozave, vitamina të shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj., duke ndikuar direkt në shëndetin tonë. Mjalti pa asnjë dyshim mbetet njëri prej produkteve ushqimore më të shëndosha, dhe me efikasitet shumë të lartë shërues.

Për në fund urojmë: ju raftë luga në mjaltë?Nuk është e thënë cila lugë, mund të jetë e drurit apo metalike.

Për efektin e plotë shërues mjalta duhet të shoqërohet me një qaj të vakët të përgaditur nga duart e arta të bashkëshortit dhe të servuar me buzëqeshje e dashuri. Provojeni nuk do të pendoheni!

Share this:

Leave a Reply