Panxhari – sjellë mrekulli në shëndetin tuaj

Nga: Dr. Ismail Lutolli – specialist Pediatër
Subspecialist Dietolog-Nutricionist Subspecialist
Hematolog ; Onkolog

Panxhari bën pjesë në familjen e perimeve me vlera të larta ushqyese, me efekete të shumta pozitive në shëndetin tonë. Mund të konsumohet si rrënjët ashtu edhe gjethet si dhe mund të konsumohet i gjallë ose i gatuar lehtë.

Panxharin mund ta gjejmë në një larmi ngjyrash duke filluar nga ngjyra e kuqe, ngjyrë ari e deri te ngjyra e bardhë.

Reklamë

Filtera te cilet ndihmoin lenjen e duhanit brenda 7-14 dite vlen te ceket ne qofte se ju konsumoni 2-3 pako ne ditje me perdorimin e filterit te pare bie niveli i konsumimit per 50% per porosi dergo Emrin__Mbiemri__Adresa_Nr.Tel__
Kliko buton

Panxhar përmban betainë, një agjent natyror anti-inflamator, përmbajën vitamina esenciale dhe minerale të tilla si vitamina B1, B2, B12 dhe C por gjithashtu kalium, magnez, bakër, fosfor, jod dhe hekur.

Japonezët e quajnë “pastrues trupi” sepse pastron organizmin nga kolesterina dhe trigliceridet, është diuretik aktiv, ndihmon në tretjen e yndyrës, me mjaft vlerë edhe në proceset inflamatore në organizëm.

Panxhari shpesh përdoret për të detoksikuar trupin pasiqë përmbajnë antioksidantë që janë të shkëlqyeshëm kur bëhet fjalë për detoksifikim. Ato gjithashtu përmbajnë celulozë dhe pektinë, një lloj i veçantë i fibrave që mund të përmirësojë tretjen.

Konsumohet në dimër por gjithashtu nuk e humbet shijen edhe në stinë tjera. Pra mund të konsumohet pothuajse gjatë tërë vitit.

Më poshtë ju paraqesim 10 arsyet se përse duhet të konsumoni pancharin:

  1. Mjaft i pasur me antioksidantë
  2. Shërbejnë si ushqim anti-inflamator
  3. Forcon sistemin imunitar
  4. Ndihmojnë ne funksionimin më të mirë të Sistemit Nervor Qëndror
  5. Ndihmon në procesin detoksikues të organizmit
  6. Burim i madh i acidit folik
  7. Ndihmon në betejën me kancerin
  8. Përmban vitaminën C
  9. Ndihmon në ekuilibrin e peshës trupore
  10. Panxharinjë ushqim afrodiziatik

Prezentimi i panxharit te fëmijët fillon në moshën 8 – 10 muajshe.

Share this:

Leave a Reply