Kush dhuroi 150mij€ për Kosoven

Një donator nga Shqipëria ia dhuron qeverisë së Kosovës 150 mijë euro për të luftuar koronavirusin

Reklamë

Filtera te cilet ndihmoin lenjen e duhanit brenda 7-14 dite , vlen te ceket nqofse ju konsumoni 2-3 pako ne ditje me perdorimin e filterit te pare bie niveli i konsumimit per 50%

Janë duke vazhduar ndihmat ndaj Qeverisë së Kosovës, në fondin që është krijuar për të mbledhur mjete për të luftuar koronavirusin
Deri më tani ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se janë grumbulluar gati 680 mijë euro.

Bislimi ka deklaruar gjithashtu se ndihma më e madhe që është bërë deri më tani ka ardhur si donacion nga një shtetas i Shqipërisë.

Ai ka deklaruar se i njëjti ka dhuruar 150 mijë euro për Kosovën.
“Deri në këtë moment, në llogari janë derdhur 679,874 Euro. Donacione nga jashtë janë 640,858 Euro; prej të cilave një donatorë i vetëm nga Shqipëria ka dhuruar 150.000 Euro. Poashtu janë 700 donacione nga Kosova në vlerë prej 39.015 Euro”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

Share this:

Leave a Reply