Ramazani dhe sëmundjet e veshkave

Dr. Skender Hoxha – Urolog

Agjërimi i Ramazanit është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe është obligim i detyrueshëm për të gjithë muslimanët e rritur që nuk kanë justifikime mjekësore ose fetare. Agjërimi i Ramazanit përcaktohet si një abstenim i plotë nga ushqimi, pija, ilaçet, aktiviteti seksual dhe pirja e duhanit nga agimi deri në mbrëmje. Sa i përket dispozitave te fese islame, pacientët kanë leje të mos agjërojnë sipas këshillave mjekësore. Sidoqoftë, shumica e pacientëve muslimanë shprehin dëshirën e tyre për të agjëruar gjatë muajit Ramazan dhe ndihen shumë të mërzitur kur mjekët e tyre i njoftojnë të mos agjërojnë.

Reklamë

Filtera te cilet ndihmoin lenjen e duhanit brenda 7-14 dite , vlen te ceket nqofse ju konsumoni 2-3 pako ne ditje me perdorimin e filterit te pare bie niveli i konsumimit per 50%

Ramazani është muaji i nëntë hënor i kalendarit islam, kështu që kohëzgjatja e tij ndryshon në stinë nga viti në vit. Nefrologët dhe Urologët çdo vit pyeten nga pacientët e tyre nëse mund të respektojnë agjërimin e Ramazanit. Fatkeqësisht, nuk ka ndonjë përgjigje te prerë për këtë pyetje të përsëritur dhe të gjitha këshillat që u jepen pacientëve kryesisht bazohen në përvoja individuale. Qëllimi i këtij shkrimi është të rishikojë studimet më të fundit në lidhje me efektin e agjërimit të Ramazanit tek pacientët me sëmundje kronike të veshkave (CKD), pacienteve me hemodializë (HD), atyre me transplantim të veshkave dhe të sëmurave me gurë në veshka.

Dehidratimi është i zakonshëm gjatë agjërimit për shkak të ndalimit të plotë të lëngjeve dhe ushqimit. Tek personat e shëndetshëm, trupi përgjigjet duke ulur prodhimin e urinës dhe duke rritur përqendrimin e saj pa ndonjë efekt dëmtues në funksionimin e veshkave. Kjo pasi ekuilibri i ujit ruhet nga etja dhe mekanizmat e përqendrimit urinar. Agjërimi i Ramazanit mund të ndikojë në homeostazën e trupit dhe metabolizmin e pacientëve me sëmundje të ndryshme të veshkave sidomos gjatë verës kur dita është me e gjate.

Efekti i agjërimit të Ramazanit në pacientët me sëmundje kronike të veshkave dhe ata me hemodializë

Në përgjithësi, pacientët me probleme të theksuara të sëmundjeve kronike te veshkave (CKD) dhe ata me hemodializë (HD), këshillohen që të mos agjërojnë gjatë Ramazanit sepse bartin rrezik më të lartë për dehidrim gjatë orëve të gjata të agjërimit, dhe janë në rrezik për mbingarkesë të lëngjeve pas iftarit për shkak të rritjes së marrjes së lëngjeve.
Studimet konsiderojnë qe pacientet me sëmundje kronike te veshkave te shkalles 4 dhe 5 të shmangin agjërimin në Ramazan. Pacientët që insistojnë të agjërojnë, këshillohet që të pushojnë dhe të shmangin çdo ekspozim ndaj dehidrimit, të kontrollojnë kreatininën në serum dy herë në javë gjatë agjërimit, dhe të ndërpresin agjërimin nëse ka një rritje të kreatininës ne serum prej 0.3 mg / dl ose më e lartë.
Efekti i agjërimit të Ramazanit në pacientët me transplantim të veshkave

Shumica e studimeve sugjeruan se agjërimi i Ramazanit është i sigurt kur funksioni i veshkës së transplantuar është i pranueshëm dhe i qëndrueshëm për të paktën 1 vit pas transplantimit. Asnjë studim nuk ka raportuar ndonjë efekt të dëmshëm të agjërimit të Ramazanit në veshkat e transplantuara. Në Rijad të Arabisë Saudite, për dy vite rresht, studimet nga ekspertë arritën në përfundim se agjërimi në muajin Ramazan edhe gjatë muajve të nxehtë nuk ndikoi negativisht në funksionin e veshkave te transplantuara. Nëse i shohim të gjitha studimet dhe botimet në mënyrë kritike, provat nuk janë të kënaqshme dhe rreziku ekziston. Pra autoret këshillojnë të gjithë marrësit e veshkës që të shmangin agjërimin gjatë vitit të parë pas transplantimit. Nëse pacientet insistojnë, autorët e studimeve rekomandojnë qe dozat dhe frekuenca e barërave imunosupresive nuk duhet te ndërpriten.

Efekti i agjërimit të Ramazanit tek pacientët me gurë në veshka

Kolika renale e shkaktuar nga gurët në veshka është një problematikë e zakonshme në departamentet e urgjencës dhe përbën rreth 0.6% të vizitave në urgjencë. Studimet kanë treguar që incidenca e sëmundjes së gurëve në veshka ndryshon varësisht nga sezona. Nivelet më të larta të incidencës janë raportuar gjatë muajve të ngrohtë si korriku, gushti dhe shtatori.
Kështu periudha e agjërimit ditor mund të zgjasë disa orë, deri ne 17 orë gjatë verës. Kufizimet e lëngjeve mund të ndikojnë në faktorët biokimikë që lidhen me formimin e gurit. Megjithatë, studimet mbi efektet e agjërimit të Ramazanit në incidencën e dhimbjes së veshkave janë të pakta dhe kanë dhënë rezultate të ndryshme dhe jo përfshirëse.
Përfundimi i pothuajse të gjitha studimeve ishte se agjërimi në Ramazan nuk e ndryshon numrin e vizitave me kolikë renale. Përveç kësaj, megjithëse agjërimi shkakton disa ndryshime në metabolitet urinar, nuk ka prova të mjaftueshme që këto ndryshime rrisin formimin e gurëve urinar.
Si përmbledhje, akoma nuk ka prova në lidhje me atë nëse agjërimi i Ramazanit mund të shkaktojë formimin e gurëve në veshka apo jo. Përkundër polemikave të tilla, pothuajse të gjitha studimet janë në pajtim që konsumimi i sasive të përshtatshme të ujit nga mbrëmja deri në agim zvogëlon rrezikun e mundshëm të dehidrimit në zhvillimin e gurëve në veshka.

Këshilla

Si përfundim, pacientët nga sëmundjet e veshkave duhet të kenë kujdes që mos te konsumojnë sasi të larta të natriumit, kaliumit dhe fosforit, veçanërisht gjatë Ramazanit.

Natriumi gjendet me bollëk në kripën e kuzhinës, kaliumi në disa perime si domatet, patatet si dhe disa fruta, përfshirë bananet, portokallet, mangot, kajsitë, pjeshkat. Fosfori gjendet në fasule, pije të gazuara, arra dhe produkte të qumështit.

Pacientet me sëmundje te veshkave që nuk këshillohen të agjërojnë janë ata qe kane edhe sëmundje shoqëruese si diabeti dhe hipertensioni i pakontrolluar dhe ata me poliuri që çon në humbje të madhe të ujit.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.