Kur duhet te vrapojmë?

Duke përjashtuar orët e drekës, çdo moment i ditës është i përshtatshëm për të bërë vrap. E rëndësishme është të vraponi. Vrapi i mëngjesit është më i këshillueshëm, sepse kemi më pak gjasa të thithim smog. Dalja në darkë ndihmon për të shkarkuar nervat e streset e akumuluara gjatë ditës në punë. Pra këshilla që japin ekspertët është, vraponi kur të keni kohë, edhe pse më i këshillueshëm është vrapi i mëngjesit. “Mund të vraponi sapo të ngriheni nga shtrati pa larë dhëmbët dhe fytyrën. Dushi me oksigjen që herët në mëngjes të ndihmon të përballosh me kthjelltësi pjesën tjetër të ditës. Të vrapuarit me stomak bosh ndihmon organizmin t’i djegë më lehtë yndyrat. Vrapi duhet shndërruar në një tendencë. Është e rëndësishme të mos lihet pas dore. Nuk duhet ta ekzagjeroni, por shtojini gradualisht minutat e vrapit. Duke u mësuar me këtë ritëm, të jeni të bindur se nuk do ta ndieni lodhjen. Si fillim thjesht duhet të provoni duke i alternuar minutat e vrapimit me ato të ecjes së shpejtë. Mund të vraponi tri herë në javë nga 30 minuta”, thotë një atlet.

Leave a Reply