Xhenxhefili kundër reumës, kështu duhet ta përdorni

Xhenxhefili Dhe artriti

Xhenxhefili përdoret gjërësisht për të zbutur dhimbjet e artritit, reumatizmues dhe ato muskulare. Konsumi i rregullt i xhenxhefilit zbut dhimbjen që shkakton vështirësia në lëvizje dhe qetëson muskujt e lënduar nga sëmundja.

Si të përgatisni kompresat prej xhenxhefili

Kompresa e mëposhtme funksionon kundër dhimbjeve të artritit dhe reumatizmës por nuk duhet vendosur në një plagë të hapur. Për kompresën ju nevojiten:

Disa copa të xhenxhefilit

4 thelpinj hudhër

2 lugë gjelle me kripë

Garza

Letër plastike

Fasho dhe ngjitëse

Reklamë

Shirup 100% BIO
stopduhanit 🚭 shirup 100% bio pastron trupin tuaj nga nikotina , pastron mushkërit nga gëlbaza , stabilizon frymarrjen , ndalon kollitjen , rikthen shijen e ushqimit dhe shton oreksin vetëm për 6 dit

Shtypini copat e xhenxhefilit bashkë me hudhrat me shtypësen e hudhrave. Gjatë procesit, hidhni nga pak kripë herë pas here. Udhëzohet të vazhdoni me shtypjen e xhenxhefilit, hudhrës dhe kripës deri sa të shkërmoqen plotësisht. Masën e përfituar hidheni në një garzë të cilën duhet ta palosni në mënyrë të atillë sa të formoni një zarf. Më pas vendoseni në zonën e dhimbjes dhe mbështilleni me letër plastike që të shmangni rrjedhjen. Sipër saj vendosni fashën dhe më pas shtrëngojeni me ngjitës. Kompresën një përdorimëshe mund ta mbani për rreth 6 orë.

Produkte të tjera natyrale kundër dhimbjes

Hudhra mund të përdoret në zonën e dhimbjes dhe zbut inflamacionin në kyçet e enjtura. Hudhra ka të njëjtin efekt edhe nëse konsumohet nga goja. Kompresat me kripë përdoren për të qetësuar enjtjet, irritimin dhe inflamacionin. Këto kompresa gjithashtu përdoren për të parandaluar infeksionet e lëkurës tek pacientët që vuajnë nga kanceri.

Leave a Reply