𝗙𝗮𝘀𝗰𝗶𝘁𝗶 𝗽𝗹𝗮𝗻𝘁𝗮𝗿 (𝗱𝗵𝗶𝗺𝗯𝗷𝗮 𝗲 𝘁𝗵𝗲𝗺𝗯𝗿𝗲̈𝘀)

Fasciti plantar është një prej shkaktarëve më të shpeshtë të dhimbjes së thembrës. Kjo gjendje përfshin inflamacionin e një shiriti të trashë që gjendet poshtë shputës, dhe lidh ashtin e thembrës me gishtërinjtë (fasha plantare). Fasciti plantar kryesisht shkakton dhimbje shpuese që zakonisht ndodh në hapat e parë në mëngjes. Duke lëvizur dhimbja normalisht ulet, po mund të kthehet pas një periudhe të gjatë të qëndrimit në këmbë, ose kur ngriteni pasi keni qëndruar ulur. Dhimbja zakonisht është më e madhe pas aktivitetit fizik, jo gjatë tij. Fasciti plantar kryesisht ndodh tek vrapuesit, por rrezik të shtuar kanë edhe personat mbipeshë dhe ata që mbathin këpucë jo të përshtatshme.

REKLAMË

Shirupa 100% BIO për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme
Keni probleme me shëndetin?
Mos hezitoni na kontaktoni ne mesazh ose në Whatsapp +37744714077
Shirupa për ( Dobësim, Anemi(pa gjaksi), Veshke, Bark….)

𝐒𝐡𝐤𝐚𝐤𝐭𝐚𝐫𝐞̈𝐭 – fasha plantare ka formën e një harku të shigjetës që mbështet dhe absorbon goditjet e shputës gjatë ecjes. Nëse tensioni në fashën plantare është shumë i lartë, ajo mund të pësoj çarje të vogla. Zgjatjet dhe çarjet e përsëritura mund ta irritojnë ose inflamojnë fashën, megjithatë në shumë raste shkaktarët e fascitit plantar janë të paqartë. Disa prej faktorëve që mund të ndikojnë në rritjen e rrezikut për zhvillimin e kësaj gjendjeje janë:
• mosha – mosha më e prekur është 40-60 vjeç,
• llojet e caktuara të ushtrimeve – ushtrimet që shkaktojnë tension të lartë në thembër p.sh. vrapimi në distanca të gjata,
• biomekanika e shputës – shputat e rrafshta ose me hark të lartë,
• obesiteti,
• puna për një kohë të gjatë në këmbë.

𝐓𝐫𝐚𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢 – shumica e personave me fascit plantar rikuperohen brenda disa muajve me trajtim konservativ, duke përfshirë pushimin, aplikimin e akullit dhe terapinë fizikale. Terapia fizikale konsiston në aplikimin e zgjatjes dhe forcimit muskular për fashën plantare dhe muskujt e shputës. Gjithashtu mund të preferohet edhe mbajtja e shtojcave ortopedike për të ofruar mbështetje më të mirë për shputën.

𝐏𝐞̈𝐫𝐤𝐮𝐣𝐝𝐞𝐬𝐣𝐚 𝐬𝐡𝐭𝐞̈𝐩𝐢𝐚𝐤𝐞 – për të reduktuar dhimbjen nga fasciti plantar, aplikoni këto këshilla:
• mirëmbani peshën trupore,
• zgjedhni këpucë me mbështetje më të mirë,
• mos mbathni atlete të vjetëruara,
• ndërroni formën e aktivitetit fizik,
• përdorni akull lokalisht,
• aplikoni zgjatje për shputat.

𝗔𝗿𝗯𝗲̈𝗿 𝗞𝗹𝗶𝗻𝗮𝗸𝘂 – 𝗙𝗶𝘇𝗶𝗼𝘁𝗲𝗿𝗮𝗽𝗲𝘂𝘁

Share this:

Leave a Reply