Aspirina efektet Pozitive dhe Negative

EFEKTET NEGATIVE TË ASPIRINËS

Kur arrin në zemër aspirina ka aftësi të parandalojë mpiksjen e gjakut. Ky grumbull i qelizave të kuqe të gjakut, pllakëzave të gjakut dhe proteinat fijëzore mund t’i bllokojnë enët e gjakut që ushqejnë zemrën dhe trurin. Marrja e shumtë e aspirinave mund të shkaktojë rrjedhje gjaku në zorrë apo në organe të tjera të brendshme. Kjo mund të shkaktojë hemorragji. Rezultatet e institutit kërkimor shpallën edhe rreziqet që sjell aspirina veçanërisht te gratë. Edhe gjatë testimit të bërë për aspirinën pati raste ku gratë patën hemorragji pas marrjes së aspirinës. Por në disa raste rrjedhja e gjakut është me probleme serioze jo për ata që marrin aspirina, por dhe për ata e kanë të nevojshme transfuzionin e gjakut.

REKLAMË

Shirupa 100% BIO për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme
Keni probleme me shëndetin?
Mos hezitoni na kontaktoni ne mesazh ose në Whatsapp +37744714077
Shirupa për ( Dobësim, Anemi(pa gjaksi), Veshke, Mushkri, Bark….)

EFEKTET POZITIVE TË ASPIRINËS

Në terma të përgjithshëm, një aspirinë në ditë është e një ide e mirë për një grua të shëndetshme mbi moshën 65 vjeç, por jo për gratë në moshë më të re. Aspirina përpiqet të parandalojë atakun kardiak apo rritjen e rrahjeve të zemrës, edhe për ata persona që nuk vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Aspirina është e rekomanduar për shumë gra dhe burra me sëmundje zemre apo shqetësime të tjera të kësaj natyre. Por a mund të përdoret aspirina nga të gjithë? Shumë faktorë ndikojnë që aspirina të mund të na ndihmojë, dëmtojë apo të shkaktojë efekte të tjera. Një nga këta faktorë ndikues është mosha juaj. Faktorët e tjerë varen nga organizmi i gjithësecilit. Pra përdorimi i aspirinës duhet të paraprihet nga një konsultim me mjekun dhe nga një analizë e përgjithshme e gjakut, kjo për të parë a jeni të predispozuar për të patur atak kardiak apo nuk rrezikoni diçka të tillë. Por një studim në Amerikë ka folur për një mënyrë tjetër se si të parandalohen këto sëmundje. Sipas këtij studimi, gratë të cilat ushtroheshin 4 herë në javë, nuk pinin duhan, kishin një peshë të përshtatshme trupore, një dietë të shëndetshme dhe pinin vetëm një gotë verë në ditë, ishin më të shëndetshme sa gratë që nuk zbatonin këtë praktikë. Këto gra nuk patën as efekte anësore nga përdorimi i aspirinës.

Share this:

Leave a Reply