Pse u Zgjodh Pikërisht Kjo Foto si Fotografia e Vitit 1987?

E shpallur si fotografia e vitit në vitin 1987 – e bërë nga fotografi amerikan James Stanfield, është gjithashtu edhe një nga 100 fotografitë më domethënese të shekullit sipas National Geographic.

Ky moment është përjetuar si historik, pasi ishte i pari transplant i suksesshëm i zemrës i kryer në Poloni, ku mjeku kirurg kardiak polak i famshëm, Dr. Zbigniew Religa, pas operacionit të vështirë të transplantit të zemrës që zgjati plot 23 orë, vazhdon të ndjekë nga afër gjendjen e pacientit në një monitor, ndërsa asistenti i tij, Romuald Cichoń nga lodhja fle në dysheme.

Mjeku polak, Dr. Zbigniew Religa vdiq në mars të vitit 2009, pas një beteje dyvjeçare me kancerin në mushkëri në moshën 71 vjeçare, ndërsa pacienti, Tadeusz Żytkiewicz, ka jetuar deri në vitin 2017 (30 vjet nga operacioni).

Share this:

Leave a Reply