Ushtrime për këmbë më të dobëta dhe të drejta

Ne të gjithë jemi në një betejë të vazhdueshme për të formësuar një trup sa më të përkryer që është e mundur. Nganjëherë është e vështirë t’i gjejmë se cilat janë ushtrimet e duhura për t’i bërë, kur duam të dobësojmë vetëm një pjesë të trupit, për shembull, këmbët.

Ne ju sjellim disa ushtrime që duhet t’i bëni nëse pika juaj e dobët janë këmbët, dhe ju po tentoni t’i sjellni në një formë më të mirë.

Ushtrimi #1

Përcjelleni forografinë. Merrni pozitën A, dhe qëndroni rreth 5 sekonda ashtu. Merrni hov dhe kërceni sa më lartë që të jetë e mundur. Pastaj kur të prekni tokën sërish merrni pozitën C dhe qëndroni ashtu edhe për 5 sekonda të tjera.

Filloni që këtë ushtrim ta përsëritni rreth 10-12 herë brenda ditës. Me kalimin  e kohës rritni numrin e përsëritjes së ushtrimit në 30.

Ushtrimi #2

Përcjelleni forografinë. Merrni hov teksa jeni me këmbë në tokë ashtu si pozita A dhe pastaj hidhuni përpjetë ashtu si tek pozita B.

Tentoni të mbani shpinën drejtë.

Ky ushtrim kërkon pakëz më shumë energji sesa të tjerët. është e vështirë t’i bëni 30 ushtrime të këtilla përnjëherësh por tentoni t’i ndani në tre sete me nga 10 kërcime.

Ushtrimi #3

Përcjellni fotografinë. Shtrihuni në krahun tuaj të majtë dhe mëbshtetni kokën në dorën tuaj të majtë. Dorën e djathtë vendoseni para. Ngrisni këmbën e djathtë lart, sa më lart të mundeni dhe pastaj sërish kthejeni poshtë. Bëjeni këtë ushtrim nga dhjetë herë në secilën anë.

Ushtrimi #4

Merrni pozitën e mëhershme si ën fotografi. Kësaj rradhe këmbën e djathtë vendoseni para kurse të majtën ngriteni lart. Përsëriteni 10 herë sa për fillim. Bëjeni ushtrimin edhe nga ana tjetër.

Ushtrimi #5

Përcjelleni fotografinë. Fillimisht rrini drejt. Vendoseni dorën e majtë në bel kurse me dorën e djathtë mbani një peshë (mundeni edhe pa peshë). Hapni këmbët rreth gjysmë metre dhe pastaj kërrusuni anash. Prekni me dorën e djathtë këmbën e majtë. Përsëriteni 10 herë sa për fillim. Bëjeni ushtrimin edhe nga ana tjetër.

Share this:

Leave a Reply